Gushti italo mania e futbollit shqiptar Vetem 75 km e ndajne
Gushti, “italo-mania” e futbollit shqiptar
Vetëm 75 km e ndajnë Shqipërinë nga Italia, por futbolli i të dy vendeve ka qenë çuditërisht shumë larg sa u përket përballjeve, si në nivel të ekipeve përfaqësuese, por edhe në nivel të klubeve. Megjithatë, gushti i këtij viti premton t’i sjellë edhe më afër dy anët e Adriatikut, teksa janë në program të paktën 3 përballje midis skuadra shqiptare dhe italiane. E para në fakt ishte ajo që u zhvillua të enjten pasdite, aty ku Modena, e cila militon në nivelin e dytë të Kampionatit Italian të Futbollit, në Serinë B, mundi Dinamon 2-0, me nga një gol për secilën pjesë loje.
Ndërkaq, Partizani do të presë në “Arenën e Demave” skuadrën e Romës, në një miqësore luksi për “Demat e kuq”, që është fiksuar për datën 12 gusht. Lajmi është konfirmuar të enjten edhe nga vetë kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili i ka uruar mirëseardhjen në këtë kthimi në Tiranë trajnerit Zhoze Murinjo, i cili ka kujtime të bukura nga kryeqyteti shqiptar. Vitin e shkuar, Murinjo arriti të fitonte trofeun e parë të Ligës së Konferencës në Tiranë, me skuadrën e Romës në një përballje finale me Fejënordin, aty ku verdhekuqtë arritën të fitonin me rezultatin 1-0.
Kjo është miqësorja e dytë e klubeve shqiptare me ato të Serisë A, kurse një ditë pas Partizanit, më 13 gusht, edhe Egnatia do të përballet me Interin. Ajo do të luhet më 13 gusht, ora 20:00 në stadiumin “Paolo Maca” të Ferrarës, aty ku luan dhe skuadra e SPAL-it, dhe që ka një kapacitet prej më shumë se 16,000-vendesh dhe se është një nga 5 më të vjetrit në Itali. Megjithatë, me Dinamon që vazhdon stërvitjen në Itali, numri i këtyre miqësoreve mund të rritet edhe më tepër.
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…
Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…
Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…
Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…
Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…
Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…
This website uses cookies.