Gushti, muaji i festivaleve, aktivitetet kulturore në Shkodër do të kenë si “kryefjalë” muzikën jazz

Korriku, veçse një muaj i nxehtë me temperatura të larta, solli në Shkodër atmosferën e bukur të koncerteve të verës të cilat nisën në fillim të muajit me pjesëmarrjen e artistëve më në zë të vendit dhe që u zhvilluan në sheshin e shatërvanit të pagëzuar me emrin “Kryezona ku mblidhen kampiona”.

Koncertet e verës do të vijojnë përgjatë gjithë muajit gusht duke u përqendruar kryesisht në një nga pikat më të bukura turistike buzë Adriatikut siç është plazhi i Velipojës. Artistë dhe grupe të njohura muzikore si: Famfara Fest, Urban Band apo Tre Muskëtierët priten të zbukurojnë netët e verës për shkodranët në shesh.

Gushti është i lidhur me muzikën jazz dhe në Shkodër do të vijojë tradita e organizimit të festivalit “Shkodra Jazz”. Ai do të mbahet nga data 12 gusht. Edicioni i XV i tij do të mbyllet më 1 shtator. Si përherë edhe në këtë,  risitë e organizimit të tij do të vijojnë të mbajnë të mbërthyer publikun në shesh.

Një tjetër risi e këtij viti do të jetë organizimi i Festivalit të Muzikës Moderne në rrugët e Shkodrës në datat 6, 7 dhe 9 gusht. Ky do të jetë pas disa vitesh mungesë dhe edicioni i 7 premton emocione të bukura.

Gushti në këtë mënyrë do të jetë një muaj kryesisht i dedikuar muzikës në Shkodër dhe atmosferës në përgjithësi që krijon ajo për publikun e gjerë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.