Gustav Meyer, shkencëtari gjerman që ia kushtoi jetën gjuhës shqipe

ADN-ZB/Archiv Professor Gustav Mayer, Geschichtsforscher; geboren: 4.10.1871 in Prenzlau Aufnahme: 1931 [Scherl Bilderdienst]

Muzeu Historik Kombëtar përkujtoi sot, në përvjetorin e ndarjes nga jeta, albanologun e shquar Gustav Meyer.

Meyer u lind më 25 nëntor të vitit 1850 në Gros – Stechlitz të Austrisë. Gjatë viteve 1860-1867 vijoi gjimnazin prej nga filloi të shfaqte interesimin e tij për gjuhësinë. Në vitin 1874 shpërngulet në Pragë, ku në vitin 1875 si docent privat ka mbajtur ligjërata në Universitetin e Pragës. Më 5 prill 1881 emërohet profesor i jashtëm dhe më 24 maj profesor zyrtar për sanskritishte dhe gjuhësi krahasimtare në Universitetin e Gracit.

Gustav Meyer i kushtoi vëmendje veçanërisht greqishtes së vjetër dhe shqipes, sidomos etimologjisë dhe etnografisë. Veprat e tij më të rëndësishme për gjuhën shqipe janë: Albanesische Studien I, (1882); Etimologische Wörterbuch der albanesischen Sprache, Strassburg 1891; Kurzgefasste albanesische Grammatik, Leipzig, 1888; Zum indogermanischen ë – Perfectum auf die albanesische Formenlehre, botuar në “Miscellanea di filologia e linguistica in memoriam di Napoleone Caix e Angelo Canello, Firenze, 1886; Die lateinischen Elemente im Albanesischen, botuar në: Gröbers Grundriss, I, I. Auflage (1888) etj.

Më 1897 për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore e përfundoi punën e tij si ligjërues. Ndërroi jetë në vitin 1900.

Gustav Meyer do të mbahet mend si gjuhëtari i cili provoi shkencërisht se gjuha shqipe i përkiste familjes indo-europiane. Gjatë jetës mbajti një korrespondencë të gjatë me Jeronim De Radën, figurë kyçe e Rilindjes Kombëtare.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.