Guterres: Asnjë zgjidhje nuk është e mundur pa krijimin e shtetit palestinez

Guterres

Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres ( Antonio Guterres ), tha se asnjë zgjidhje nuk është e mundur pa krijimin e një shteti të pavarur palestinez krah për krah me Izraelin, nën garanci reciproke të sigurisë, në përputhje me vendimet ndërkombëtare dhe marrëveshjet e arritura midis dy palëve.

Guterres foli në një konferencë për shtyp në Kajro me ministrin e Jashtëm egjiptian Sami Shukri ( Sameh Shoukry).

Guterres, i cili e nisi fjalën e tij duke falënderuar ministrin Shukri për pritjen e ngrohtë dhe punët e rëndësishme, tha se ndodhet në Lindjen e Mesme për një mision humanitar në këtë krizë.

Guterres tha se kriza u shkaktua nga sulmet e kryera nga Hamasi më 7 tetor, i cili, siç tha ai, plagosi dhe vrau shumë izraelitë dhe rrëmbeu civilë.

Duke thënë se kjo situatë çoi në rrethimin e plotë të Gazës nga Izraeli dhe bombardime brutale kundër civilëve, Guterres theksoi se shumica e atyre që kanë humbur jetën ishin gra dhe fëmijë.

“Unë do të doja të ripohoja se ligji ndërkombëtar humanitar duhet të respektohet. Mbrojtja e civilëve është gjithashtu një detyrim. Çdo sulm ndaj një spitali, shkolle ose objekti të OKB-së është i ndaluar dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”, tha ai.

Duke bërë thirrje për veprim urgjent humanitar, Guterres tha se ”përballë kësaj katastrofe humanitare, unë bëj thirrje për dy veprime urgjente humanitare, Hamasi të lirojë menjëherë dhe pa kushte pengjet dhe Izraeli të lejojë menjëherë ndihmën humanitare për të përmbushur nevojat më elementare të popullit të Gazës. Unë e them qartë se populli palestinez për 56 vjet pushtim kanë ankesa legjitime dhe të thella”.

Guterres tha se asnjë veprim nuk mund të justifikojë terrorizmin dhe theksoi se sulmet e Hamasit ndaj Izraelit nuk mund të justifikojnë ndëshkimin kolektiv të popullit palestinez.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.