Guterres në Ditën Ndërkombëtare të Gruas: Barazia ligjore, 300 vjet larg

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, ka dhënë një mesazh në Ditën Ndërkombëtare të Grave, duke deklaruar se në ritmet aktuale, barazia ligjore është 300 vjet larg.

Guterres bën thirrje për investime më të mëdha në programe për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe për të promovuar përfshirjen dhe udhëheqjen e tyre në ekonomi, teknologji dixhitale, ndërtimin e paqes dhe veprimin ndaj klimës.

Ne duhet të mbështesim organizatat e grave që janë në vijën e parë. Ne duhet të investojmë në programe për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe për të promovuar përfshirjen dhe udhëheqjen e grave në ekonomi, teknologji dixhitale, ndërtimin e paqes dhe veprimin ndaj klimës. E gjithë kjo varet nga zhbllokimi i financimit për zhvillim të qëndrueshëm në mënyrë që vendet të kenë kapital në dispozicion për të investuar tek gratë dhe vajzat. Ne gjithashtu duhet të rrisim numrin e grave drejtuese në biznes, financa, banka qendrore dhe ministritë e financave. Kjo mund të ndihmojë në promovimin e investimeve në politika dhe programe që u përgjigjen nevojave të grave dhe vajzave”, tha Guterres.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së thekson se të drejtat e grave janë një rrugë e dëshmuar drejt shoqërive të drejta, paqësore dhe të begata dhe kërkon që “së bashku, le të ndërmarrim veprime urgjente për t’i bërë ato realitet”.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së pranon se gratë përballen me pengesa të mëdha.

Miliarda gra dhe vajza përballen me margjinalizimin, padrejtësinë dhe diskriminimin, ndërsa epidemia e vazhdueshme e dhunës ndaj grave  turpëron njerëzimin. Bota jonë ende pasqyron mijëvjeçarë të marrëdhënieve të pushtetit të dominuara nga meshkujt. Dhe progresi është nën sulm, me një reagim të fortë kundër të drejtave të grave”, theksoi ai.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.