Kamionët me ndihma duhet të lëvizin drejt Gazës sa më shpejt që të jetë e mundur, tha sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, njofton Radio Evropa e Lirë.
Ai këto komente i bëri në pikëkalimin Rafah, që është pikëkalimi i vetëm që lidh Egjiptin me Rripin e Gazës.
Guterres bëri thirrje që një numër i madh i kamionëve të hyjnë në Gazë çdo ditë, duke shtuar se verifikimi i ndihmës duhet të bëhet në një mënyrë praktike dhe të shpejtë.
“Ne në mënyrë aktive po angazhohemi me të gjitha palët që të sigurohemi që hiqen ndalesat për dërgimin e ndihmës”, tha ai.
Kolona e kamionëve duke pritur tash e shumë ditë për të futur ndihma humanitare në Rripin e Gazës në pikëkalimin me Egjiptin, Rafah.
Pas sulmit vdekjeprurës të grupit militant palestinez, Hamas, ndaj Izraelit më 7 tetor, ky i fundit rrethoi Gazën dhe bllokoi dërgesat e ujit, ushqimeve dhe karburanteve.
Por, pas vizitës së presidenti amerikan, Xho Baiden ( Joe Biden ), në Tel Aviv më 18 tetor, Izraeli u pajtua që të lejojë ndihmat të shkonin në Gazë.
Megjithatë, ndihmat e grumbulluara në Egjipt për Gazën ende nuk janë lejuar që të kalojnë pikën kufitare në Rafah për 2.3 milionë palestinezët në Rripin e Gazës.
Marrë nga Radio Evropa e Lirë
Drishti në Bashkinë e Shkodrës njihet për lakrën dhe qepën atutoktone që kultivohen për më…
Qendra Komunitare Shendetit Mendor nuk ka pranuar të zhvendoset pranë poliklinikës së qytetit. Pas rikontruksionit…
Nuk ka të ndalur depozitimi i mbetjeve të ndryshme në brigjet e përroi të Vrakës.…
Zona e Zdrales po përjeton një transformim të dukshëm nga dita në ditë. Në një…
Kjo e hënë ka shënuar një moment të rëndësishëm për Orkestrën Simfonike të Shkodrës, me…
60 mijë abonentë familjarë në qarkun Shkodër, muajin e ardhshëm do të faturohen me çmimin…
This website uses cookies.