Categories: LajmePolitikë

Guterres: Pushtimi i Rusisë në Ukrainë, në shkelje të Kartës së Kombeve të Bashkuara, po rrit kërcënimet bërthamore

“Pushtimi i Rusisë në Ukrainë, në shkelje të kartës së Kombeve të Bashkuara po rëndon tensionet gjeopolitike e përçarjet, por rrit kërcënimet bërthamore dhe po krijon të çara në një botë gjithnjë më të polarizuar”, kështu ka deklaruar, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB.

Guterres ka vlerësuar Kartën e Kombeve të Bashkuara si një udhëzues për zgjidhjen e konkfilkteve, për të ruajtur paqen, për mospërhapjen e armëve apo programe për të nxitur të drejtat e njeriut.

Karta e Kombeve të Bashkuara është udhërrëfyesi ynë drejt një botë më të paqtë. Udhëzues për mënyrën si mund të zgjidhen konfliktet. Përpjekjet tona kanë kontribuar për të ruajtur paqen dhe për të patur një diplomaci parandaluese, operacione për mospërhapjen e armëve, programe për të nxitur të drejtat e njeriut.

Veprimi shumëpalësh funksionon, është efketiv por instrumentet shumëpalëshe po mpaken përballë rritjes së sfidave gjeopolitike. Disa po dështojnë dhe disa të tjera që janë të nevojshme nuk ekzistojnë. Numri i vdekjeve që lidhet me konfliktet thuajse u dyfishua vitin e kaluar.

Pushtimi i Rusisë në Ukrainë, në shkelje të kartës së Kombeve të Bashkuara po rëndon tensionet gjeopolitike e përçarjet, por rrit kërcënimet bërthamore dhe po krijon të çara në një botë gjithnjë më të polarizuar”, tha ai.

Guterres ka dënuar pushtimin rus dhe pasojat e tij në Ukrainë ndërsa thekson se ka miratuar rezolutën që Rusia të largohet nga Ukraina si edhe ka drejtuar një thirrje për një paqe të drejtë në Ukrainë në përputhje me Kartën.

“Një zgjidhje shumëpalëshe duhet më shumë se kurrë për t’u përballur me këto kriza, që nga ndryshimet klimatike. Kemi miratuar rezolutën që Rusia të largohet nga Ukraina. Kam bërë thirrje për një paqe të drejtë në Ukrainë në përputhje me Kartën.

Pushtimi rus u ndoq nga sulme të pareshtura kundër civilëve dhe infrastrukturës. Ka traumatizuar një brez fëmijësh, ka shkatërruar familje e komunitete. Ka shkatërruar ekonominë. Këto sulme kundër civilëve e infrastrukturës civile duhet të ndalen menjëherë.

Lufta ka kontribuar në një rritje të çmimeve të ushqimeve. Po përpiqemi të vazhdojmë të punojmë për çështjet e mbetura. Jemi të keqardhur që Rusia u largua nga marrëveshja e Detit të Zi. Është rrezikuar edhe transporti civil në Detin e Zi”, tha Guterres.

Ka nisur mbledhja e Këshillit të Sigurimit në OKB, ku kryeministri Edi Rama po drejton Debatin e Hapur të Nivelit të lartë me temë “Respektimi i qëllimeve dhe i parimeve të Kartës së OKB-së nëpërmjet multilateralizmit: “Ruajtja e paqes dhe sigurisë së Ukrainës”.

Në tryezë merr pjesë Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski (o. Volodymyr Zelensky) dhe 50 krerë të shteteve të OKB-së.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parashikimi i motit, e diel, 24 nëntor

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se për ditën e Diel vendi ynë do të ndikohet nga…

2 minutes ago

Kupa e Botës 2026: Ndahen vazot për shortin e kualifikueseve, Shqipëria pozicionohet në vazon 3

Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…

19 hours ago

“Libra të një kohe tjetër” – Ekspozitë historike me tekstet shkollore të periudhës së diktaturës

“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…

19 hours ago

PL prezanton programin në Shkodër -Blushi: Askush nuk mund të nëpërkëmbë fatet e këtij qytetit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…

19 hours ago

Digjitalizimi i xhubletës – Dy vite nga pranimi në UNESCO, veshja e lashtësisë ka sfidat e saj

Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…

19 hours ago

“Ditët e Mjedës” – Edicioni i XIX i manifestimit artistik, kulturor dhe promovues

Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…

19 hours ago

This website uses cookies.