Categories: LajmeEkonomi

Guvernatori Sejko në Maqedoninë e Veriut: Shqipëria arriti të dominojë

Sfidat me të cilat po përballet ekonomia pas ngjarjeve destabilizuese botërore dhe specifikisht çështje që lidhen me inflacionin, nxitësit e tij, dinamikën, si dhe reagimet e duhura të institucioneve ishin ne fokus te Konferencës se 9-të Vjetore të Kërkimeve, të organizuar nga Banka Kombëtare e Maqedonisë së Veriut.

Guvernatori, Gent Sejko në fjalën e tij theksoi se Shqipëria ka arritur ta dominojë ndikimin e goditjeve që vijnë nga çmimet e importuara dhe duke shënuar një nga nivelet më të ulëta të inflacionit në rajon.

“Ruajtja e stabilitetit të çmimeve, ka ardhur si rezultat i një kombinimi faktorësh: së pari, nga shtrëngimi i hershëm i politikës monetare, i cili kontribuoi në parandalimin e përhapjes së plotë të presioneve inflacioniste të Eurozonës në ekonominë shqiptare; së dyti, nga varësia e kufizuar nga tregjet ndërkombëtare të energjisë dhe kontrolli i çmimeve të energjisë së rinovueshme të prodhuar në vend; dhe së fundi, nga mbiçmimi i kursit të këmbimit të viteve 2022 – 2023, i cili ka ndihmuar gjithashtu në zbutjen e presioneve inflacioniste në të gjithë gamën e mallrave të importuara”, tha Sekjo.

Guvernatori theksoi se stabiliteti i  çmimeve vijon të mbetet në fokus të politikës monetare të bankës.

“Si një ngjarje që mund të ndryshojë lojën në gjeopolitikë, lufta në Ukrainë përfaqëson sfida dhe mundësi në rrugën tonë drejt integrimit në BE. Prandaj, ne duhet të vazhdojmë me agjendën tonë të reformave strukturore dhe ta përshtatim atë me realitetet e reja.

Gjatë panelit, Guvernatori prezantoi gjithashtu progresin e kryer nga institucioni që ai përfaqëson në kuadër të procesit të integrimit evropian, veçanërisht në fusha si ajo e mbikëqyrjes bankare dhe ajo e sistemeve të pagesave.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Luleshtrydhe me pesticide nga Greqia, AKU bllokim importit deri në analizimin e plotë të sasive

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi se për një sasi prej 52 kg luleshtrydhesh të importuara…

13 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, Spiropali takon misionin vëzhgues parazgjedhor të Asamblesë Parlamentare të KE-së

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti në Kryesinë e Kuvendit, misionin vëzhgues parazgjedhor të Asamblesë…

13 hours ago

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit, misioni i Këshillit të Evropës takon Celibashin, Komisionin e Ankimimeve dhe atë Rregullator

Në kuadër të ftesës për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare të 11 majit, një mision parazgjedhor…

13 hours ago

Shqipëria e vajzave shkëlqen në “Loro Boriçi”

Kombëtarja shqiptare e vajzave arriti një fitore të madhe në “Loro Boriçi”, duke mposhtur Kroacinë…

13 hours ago

Thellohet bilanci i viktimave! Shkon në 60 numri i personave që humbën jetën nga zjarri në RMV

Numri i të vdekurve nga zjarri që shpërtheu më 16 mars në një klub nate…

16 hours ago

Pengmarrja në Lezhë, detajet e reja – Dod Gjoka: Kemi patur një konflikt të çastit, policia vijon kërkimet për 3 autorët

"Me tre përsonat kemi patur një konflikt të çasti dhe nuk jam në gjendje të…

17 hours ago

This website uses cookies.