Categories: LajmeEkonomi

Guvernatori Sejko pret Presidentin e Mastercard Europe Barnnet: Nevojitet ulje e kostos së veprimeve me kartë!

Promovimi i pagesave elektronike në ekonominë shqiptare dhe mundësitë e ardhshme të bashkëpunimit u diskutuan në takimin mes Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe  Presidentit të Mastercard Europe Mark Barnett. 

Zoti  Sejko prezantoi masat e ndërmarra nga Banka e Shqipërisë për nxitjen e përfshirjes financiare dhe të përdorimit të pagesave elektronike, të cilat janë reflektuar më së miri në ekonominë shqiptare. 

Zoti Barnett konfirmoi se, bazuar në transaksionet e procesuara nga Mastercard, Shqipëria ka një shtim të qenësishëm të pagesave me kartë në vitet e fundit. Nga të dhënat në dispozicion, rezulton se Shqipëria është vendi i dytë në Evropë dhe i tretë në botë me rritjen më të lartë të turizmit në vitin që lamë pas.

Guvernatori Sejko dhe zoti Barnett shqyrtuan mundësitë e vijimit të mëtejshëm të politikave stimuluese për përdorimin sa më të gjerë të pagesave elektronike edhe në transaksionet e përditshme të qytetarëve, duke mundësuar pagesat e shpejta nga celulari.

Zoti Sejko prezantoi projektet e Bankës së Shqipërisë për krijimin e një sistemi Instant Payment me asistencën e Bankës së Italisë, duke replikuar sistemin TIPS të operuar nga Banka Qendrore Evropiane, si dhe anëtarësimin e përshpejtuar në SEPA, i cili po ecën me ritme tepër pozitive.

Nga ana e tij, zoti Barnett u angazhua për mbështetjen e Shqipërisë me njohuritë e nevojshme dhe krijimin e mekanizmave për minimizimin e rreziqeve që lidhen me mashtrimet, krimin kibernetik dhe parandalimin e pastrimit të parave. 

Ai ftoi Bankën e Shqipërisë të marrë pjesë në European Cyber Resilience Centre (ECRC) të krijuar në Bruksel, me qëllim promovimin dhe konsolidimin e bashkëpunimit dhe të nismave të ndryshme në nivel evropian për mbrojtjen ndaj krimit kibernetik. Në këtë kuadër, përfaqësuesit e Mastercard ofruan mbështetjen e tyre edhe për zbatimin e rregullores së Bashkimit Evropian “Për qëndrueshmërinë operacionale digjitale”.

Sipas Monitor

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

1 day ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

1 day ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

1 day ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

1 day ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

1 day ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

1 day ago

This website uses cookies.