sejko 4
Ulja e inflacionit do të jetë objektivi kryesor i Bankës së Shqipërisë rreth mesit të vitit 2024. Kështu bëri me dije Guvernatori Gent Sejko, gjatë një konferencë, ku u shpreh se në periudhën afatshkurtër, një ritëm më i moderuar i rritjes ekonomike pritet të sjellë ndihmojë në stabilizimin e çmimeve gjatë viti të ardhshëm.
“Projeksionet tregojnë se ekonomia shqiptare do të rritet gjatë periudhës në vijim, ndërsa inflacioni do të kthehet në objektiv rreth mesit të vitit 2024. Në periudhën afatshkurtër, një ritëm më i moderuar i rritjes ekonomike pritet të sjellë një ecuri më të balancuar të kërkesës dhe ofertës për mallra e shërbime duke ndihmuar në stabilizimin e çmimeve gjatë viti të ardhshëm. Në periudhën afatmesme, ritmi i rritjes ekonomike pritet të vijë drejt normalizimit. Ky skenar parashikimesh faktorizon pritjet tona për një ecuri të ngadaltë, pritet reduktimi gradual i inflacionit në ambientin e huaj”, tha Sejko.
Ndalur te tregjet financiare, Sejko u shpreh se luhatjet e kursit të këmbimit të lekut ndaj euros po vijnë drejtë reduktimit. Megjithatë, ai theksoi se në periudhën afatshkurtër, se tregu valutor do të mbetet subjekt i luhatjeve. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë i bëri thirrje operatorëve të tregut valutor që të tregohen të kujdesshëm.
“Tregjet financiare shqiptare kanë qenë relativisht të qeta gjatë 3-mujorit të shkuar. Në veçanti luhatjet e kursit të këmbimit të lekut ndaj euros po vijnë drejtë reduktimit ndërsa raporti i shkëmbimit të lekut ndaj euros duket se është stabilizuar rreth niveleve aktuale. Normalizimi gradual i qëndrimit të politikës monetare ka sjellë një rritje të përgjithshme të normave të interesit në vend. Kushtet e brendshme financiare mbeten ende stimuluese. Pas një forcimi të shpejtë të kursit të këmbimit në periudhën maj-korrik, ky kurs është stabilizuar në periudhën gusht-shtator. Kjo ecuri sugjeron se tregu valutor do të mbetet subjekt i luhatjeve në periudhën afatshkurtër. Të gjithë operatorët e tregut valutor duhet të jenë të kujdesshëm në aktivitetin e tyre”, theksoi Sejko.
Tragjedi në botën e motorëve. Anglezi Owen Jenner (21) dhe Shane Richardson (29)nga Zelanda e…
Lideri konservator Friedrich Merz ka fituar në një votim të dytë parlamentar për t’u bërë…
Një aset jo vetëm për Radio Televizionin Shqiptar, por për të gjithë vendin – e…
Ndërsa Bazeli ka hapur dyert e qytetit për të mirëpritur Eurovision 2025, arena e St…
Poeti dhe autori i njohur palestinez, Mosab Abu Toha, është ndër fituesit e çmimit Pulitzer…
Mbrëmja më ikonike e modës, Met Gala 2025 në Muzeun Metropolitan të Artit në New…
This website uses cookies.