Haaland i pabesueshëm, akrobaci në 2.17 metra lartësi

Nuk shënoi në fitoren 3-1 të Manchester City-t ndaj Copenhagen në 16-shen Champions League, por Erling Haaland arrin të tërheqë vëmendjen edhe kur nuk shënon. Norvegjezi ishte në fakt protagonist i një veprimi teknik që la pa fjalë publikun e pranishëm në stadium dhe më tej.
Ylli i Cityt realizoi një goditje akrobatike me gërshërë, duke e goditur topin në 2.17 metra lartësi. Një lartësi rekord që dëshmon edhe një herë për forcën fizike të Haaland e cila i bëri përshtypje edhe Fabio Capello-s: “Zoti im, ai ka një shpejtësi vërtetë unike ekzekutimi”, është komenti i ish-trajnerit. “Ai duket si një lojtar i NBA”, thotë Billy Costacurta. Topi përfundon shumë mbi portë, por veprimi mbetet i mahnitshëm.