Kosova ka pësuar një humbje 3-0 në miqësoren e luajtur në Ullevaal Stadion të Oslos përballë Norvegjisë. “Dardanët”, të drejtuar nga trajneri Franco Foda, pësuan golin e parë në minutën e 15-të, me sulmuesin Erling Haaland që goditi saktësisht me kokë.
Norvegjezët krijuan mundësi të tjera shënimi, me Kosovën që ishte pothuajse jashtë loje, por pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0. Në pjesën e dytë në skenë u ngjit edhe njëherë Haaland, duke shënuar dhe dy herë të tjera, 70’ dhe 75’ për të firmosur rezultatin përfundimtarë 3-0.
Një miqësore e humbur, që tregon se Kosova dhe trajneri Foda kanë një punë të madhe përpara, në kuadër të Ligës së Kombeve. Grumbullimi i radhës do të jetë në fillim të shtatorit. Më 6 shtator, Kosova pret Rumaninë, ndërsa në 9 shtator udhëton drejt Qipros.
Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…
Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…
Në hollin e Rektoratit të UNISHK, studentët e vitit të parë të degës “Pikturë Grafikë”…
Minutat e emisionit “Studio Sport” të transmetuar mbrëmjen e së mërkurës në RTSH Shkodra, janë…
Seksioni i Krimeve Ekonomiko-Financiare referoi materialet në prokurori, ku filloi procedimi penal për një shtetas…
Anemia nga mungesa e hekurit lidhet drejtpërdrejtë me mungesën e hekurit në trup. Mungesa e…
This website uses cookies.