Habit Curi: Lulzim Basha është agjenti më i sofistikuar i Berishës

Analisti Arjan Curi ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se amerikanët i kërkonin Lulzim Bashës shumë kohë më parë që të godiste Berishën, por ai hezitonte ta bënte.

Sipas Curit, në këtë mënyrë, Lulzim Basha është “agjenti më i sofistikuar i Berishës në Shqipëri”.

E mbani mend kur Yuri Kim i thoshte “Topin e ka Llulli Basha”, i thoshte ajo gjuaje topin, ky nuk e gjuante. Ore jepi i thoshte ajo se e ke penallti, se e ke portën bosh, pa portier. Ky hiç. Lulzim Basha mund të jetë agjenti më i sofistikuar i Berishës në Shqipëri dhe jo mund të jetë por është. Mua në emisionin tjetër më refuzoi, ishte i llahtarisur nga ideja që do e thosha këtë dhe e dëgjoi. Lulzim Basha mund të jetë agjenti më i sofistikuar i Berishës në Shqipëri. Por amerikanët e kuptuan më pas se nuk janë budallenj. Gjylamenti nuk e ka kuptuar këtë lojë dhe në fantazinë e saj që të bënte lojëra aty në Parlament dhe tha thirrni Berishën. Dhe më pas i erdhi një mesazh aty, se ti e di si i shkruan mesazhet ai. Thuaj që ishte shaka se të shqeva, dhe u tërhoq ajo. Por edhe Rama është një agjent i sofistikuar në këtë rast, jo i Berishës por i gjithë establishmentit kripto-komunist që ekziston në Shqipëri”, u shpreh Curi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.