Habit Mançester Junajted, Antoni në ekip

e99aface4ed44ea8aa4c786f153759d8

e99aface4ed44ea8aa4c786f153759d8

Përmbysje e situatës në mënyrë të papritur tek Mançester Junajted. Skuadra e Ten Hag ka vendosur ta rithërrasë Antonin për ndeshjen e ardhshme në kampionat, kjo menjëherë pas pushimit për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.

Sulmuesi ishte pezulluar me “marrëveshje të përbashkët” nisur nga akuzat për sulm fizik dhe psikologjik teksa ishte denoncuar nga ish-gruaja, Gabriela Kavalina. Pas ish-gruas, për të njëjtat akuza ishin paraqitur dhe dy të tjera.

Dhe në të kundërt të asaj që thuhet, “djajtë e kuq” në një njoftim për shtyp i kanë surprizuar të gjithë. Edhe braziliani do të bëjë pjesë në skuadrën që do të përballet me Brajton. Pra edhe duke marrë rrezikun që pjesa tjetër e skuadrës të dalë jashtë objektivit, Antoni bëhet pjesë e kampionatit, pavarësisht situatës shumë të vështirë në aspektin personal.

Kujtojmë që pak ditë më parë edhe Brazili ka pezulluar lojtarin, ndërsa nuk e grumbulloi për ndeshjet e kualifikueseve të Kampionatit Botëror 2026 ndaj Bolivisë dhe Perusë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.