Habiten biologët, një orangutan vetëmjekohet!
Një orangutan në Indonezi është parë duke trajtuar një plagë me një bimë medicinale, hera e parë që kjo sjellje vërehet te një kafshë e egër, kanë zbuluar studiuesit gjermanë.
Biologët nga instituti ”Max Planck” për Sjelljen e Kafshëve dhe ”Universitas Nasional” në Indonezi vëzhguan një orangutan mashkull të quajtur Rakus, i cili kishte pësuar një lëndim në fytyrë.
”Rakusi u vu re duke ngrënë dhe më pas duke aplikuar në mënyrë të përsëritur lëngun e një bime hardhie me veti anti inflamatore dhe qetësuese, të përdorura zakonisht në mjekësinë tradicionale në plagën e tij. Ai gjithashtu mbuloi të gjithë plagën me rrjetë bimore jeshile”, theksuan të habitur biologët.
Isabelle Laumer e Institutit Max Planck për Sjelljen e Kafshëve tha se ”Rakusi ka të ngjarë të ketë pësuar lëndimin në fytyrë gjatë një përleshjeje me një mashkull aty pranë”.
”Sjellja e Rakus dukej të ishte e qëllimshme pasi ai trajtoi në mënyrë selektive plagën e fytyrës dhe asnjë pjesë tjetër të trupit me lëngun e bimës”, theksoi Laumer.
“Sjellja u përsërit disa herë, jo vetëm me lëngun e bimës por edhe më vonë me materialin më të fortë bimor, derisa plaga u mbulua plotësisht”, theksuan biologët.
Bima, e njohur në vend si Akar Kuning, përdoret në mjekësi nga indonezianët.
Ka veti antibakteriale, antiinflamatore, antifungale, antioksidante dhe të tjera shëruese.