Hajdarmataj: Drejtori i Policisë është i paracaktuar. Do të jetë i komanduar nga politika
Ish drejtuesi i policisë, Arben Hajdarmataj deklaroi në emisionin “3D” të Alban Dudushit të moderuar nga gazetarja, Sonila Agostini , se gara për kreun e Policisë së shtetit është e paracaktuar dhe thjesht është një procedurë që duhet të behët.
Sipas tij, politikës i duhet një emër i ri në strukturën e policisë që ta komandoj, ndaj pjesa e madhe e kandidatëve janë në varësi të kryeministrit të vendit.
“Nëse do të kishte ndonjë komision të jashtëm jashtë strukturave mund të mendoja që ka diçka reale por në këto kushte kjo është thjesht një procedurë që duhet të bëhet dhe mendoj që është e paracaktuar emri i drejtorit të përgjithshëm. Jemi para zgjedhjeve politike dhe duhet një drejtor që duhet ta komandoj politika para zgjedhjeve”-deklaroi Hajdarmataj.
Policia e vitit 2030, theksoi ish drejtuesi, është një retorik politike dhe nuk ka fare të bëjë me anën profesionale apo strategjike. Kandidatët për drejtor në Policinë e shtetit tha ai, kanë të gjithë pothuajse të njëjtit nivel profesional por ajo që mund të them unë është se të gjithë kandidatët janë vartësit e kryeministrit”.