Policia e Shkodrës njofton se persona të paidentifikuar kanë tëntuar të vjedhin dy banesa të ndryshme.
Më datë 27.04.2025, një 71- vjeçar, ka kallëzuar se kanë tentuar të vjedhin në banesën e tij, në fshatin Muriqan, gjatë kohës që në banesë nuk ka patur njeri.
Policia njofton se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Po më datë 27.04.2025, një 66- vjeçar, ka kallëzuar se kanë tentuar të vjedhin në banesën e tij, në fshatin Samrish, gjatë kohës që në banesë nuk ka patur njeri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ndërkohë DVP Shkodër, njofton se në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për një aksident, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan një 40- vjeçar, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. N., 28 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 28 vjeç, banues në fshatin Gruemirë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Forcimi i sigurisë kombëtare është i lidhur kryesisht me trajnimin e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin me…
Shtypja e mendimeve ndryshe, përshkallëzimet e konflikteve të armatosura, përpjekjet e pamjaftueshme për të adresuar…
Pas ndërprerjes masive të energjisë elektrike që goditi Spanjën dhe Portugalinë, rikthimi i energjisë ka…
Televizioni Shqiptar kremton sot 65-vjetorin e fillimit të transmetimeve të tij, duke shënuar një gur…
Dashi Financiarisht, efekti i kombinuar i Saturnit dhe Venusit në shtëpinë tuaj të dymbëdhjetë sugjeron…
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet…
This website uses cookies.