Hajmeli “shndërrohet” në Betlehem… – Viti 2025 nisi me inskenimin e lindjes së Jezusit dhe u ndoq nga mijëra vizitorë
Viti 2025 nisi me inskenimin e “Betlehemit të gjallë” në fshatin Hajmel të Bashkisë Vau Dejës.
Ky organizim i Famullisë së Hajmelit, Nenshatit dhe Dheut të Lehtë vijon traditën prej vitit 2018.
Mijëra vizitorë të të gjitha moshave nga qytete të ndryshme ishin të pranishëm edhe në natën e fundit të manifestimit të lindjes së Jezusit.
Promovimi i zanateve nga figurantët vullnetarë është një nga veçantitë e tij.
Kësaj here organizimi i tij u shoqërua edhe me hedhjen e fishekzjarreve në qiell si një urim për vitin e ri 2025.
“Betlehemi i gjallë” u inskenua edhe në datat 22 dhe 26 dhjetor të vitit që sapo u mbyll duke e kthyer fshatin Hajmel në “kryefjalë” të ditëve festive të fundvitit.