Hakkinen: Dominimi i Verstappen nuk do të jetë i përhershëm Ish-kampioni i Botë…

Hakkinen Dominimi i Verstappen nuk do te jete i perhershem
Hakkinen: Dominimi i Verstappen nuk do të jetë i përhershëm
Ish-kampioni i Botës në Formula 1, Mikka Hakkinen mendon se piloti holandez i Red Bull nuk do të dominojë për një kohë të gjatë Formulën 1 ndërsa mundohet të shpjegojë se ku mund të gjejë motivimin një pilot që fiton kaq shpesh.
“Në epokën kur dominoja unë, kur isha pilot i McLaren së bashku me David Coulthard, kisha një ndjesi fantastike. Mua nuk më dukeshin garat aspak të mërzitshme dhe jam i bindur se edhe Max po përjeton të njëjtën gjë. Atij as që i shkon në mendje të konsiderojë si të tilla garat e tanishme”, argumenton finlandezi.
I pyetur nëse Formula 1 do të kthehet në një sport ku Red Bull dhe Verstappen do të fitojnë gjithmonë, Hakkinen përgjigjet i prerë: “Jo, absolutisht që jo! Mendoj kështu pasi historia ka treguar se dominimi nuk ka qenë i përhershëm për askënd dhe asgjë”.