Lajme

Haklaj: Jemi një sulltanat mesjetar. Alternativa në 2025, Demokratët Euroatlantikë

Demokratët Euroatlantikë nuk kanë dyshime që do jenë një alternativë në zgjedhjet e përgjithshme në 2025-ën.

Azgan Haklaj, ish-deputet i PD-së dhe pjesë e strukturave të Demokratëve Euroatlantikë, deklaroi për RTSH 24 se filozofia e tyre është euroatlantizmi, ndryshe nga motoja e PD-së aktuale e drejtuar nga Sali Berisha.

Ai e konsideroi një precedent të rrezikshëm vendimin e Gjykatës për t’i hequr z. Basha kredencialet e kryedemokratit dhe për të njohur grupimin e z. Berisha si PD-në zyrtare.

Natyrisht që një vendim gjyqësor ka vendosur t’i jap vulën Rithemelimit, me urdhër të znj. [Belinda] Balluku dhe të z. [Edi] Rama, pra Partia Demokratike e Shqipërisë është okupuar. Gjykata e Apelit njeh një grup prej 29 bashkëkryetarësh. Sot PD-ja e Rithemelimit nuk ka kryetar. Z. Berisha nuk është kryetar i saj,” u shpreh ai.

Më 1 qershor, Demokratët Euroatlantikë shpallën doktrinën ekonomike dhe politike, dhe strategjinë si do të shkojnë në zgjedhje.

Megjithëse partia e re pretendon për një filozofi të qartë ajo edhe akuzon kolegët e vjetër se është e varur te ideale që nuk përqafohen më nga shumica dhe Perëndimi.

Platforma e tyre [PD-ja e z. Berisha] është thjesht berishizmi, lirimi i liderit, qeveria teknike.

Platforma jonë ekonomike është e mirëdetajuar. Filozofia jonë është shtet i fortë, individ i fortë. Së dyti: legjitimiteti i opozitarizmit. Janë krijuar disa parti të reja me aktorë të vjetër. Vota e lirë është e uzurpuar. Cila është njësia e barazisë së votës? Rreth 100 deputetë tani zgjidhen me listë të mbyllur, ndërsa luftojnë 40 deputetë për t’u zgjedhur me listën e hapur. Çfarë demokracie është kjo? Është sulltanat mesjetar. Filozofia e Rithemelimit është sovranizmi,” tha z. Haklaj.

Demokratët Euroatlantikë dhe 25 parti politike kanë themeluar atë që njihet si Harku Opozitar Euroatlantik.

Z. Haklaj tha se ftesa për të gjitha partitë demokratike qëndron akoma.

Në çdolloj rrethane ne do të jemi në zgjedhjet e 2025-ës, do të ofrojmë alternativën tonë,” deklaroi z. Haklaj.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

23 hours ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

23 hours ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

23 hours ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

24 hours ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

24 hours ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

24 hours ago

This website uses cookies.