Haland e Xhaka duan miqësore me Shqipërinë

Haland e Xhaka

Haland e Xhaka

Gjermani 2024 u arrit e grupi u mësua, por kjo nuk e ka ndalur aspak punën e stafit teknik të kombëtares, që kërkon të prezantohet në eventin madhështor në mënyrën më të mrië të mundshme. Sylvinho tani po mendon për lojtarët që do të grumbullojë, duke kryqëzuar gishtat që të evitohen dëmtimet, por edhe testet për të kolauduar formacionin në vigjilje të Europianit. E në këtë pikë ofertat për miqësore nuk mungojnë. Befasia e bukur e kuqezinjve, në fakt, ka bërë që shumë kombëtare të duan të luajnë një miqësore me Shqipërinë e në zyrat e FSHF-së kanë mbërritur tani katër propozime për në datat e lira nga UEFA në muajin mars.

Norvegjia e Haaland është sugjestionuese, pavarësisht se ishte ndër ato ekipe që dështuan të kualifikohen. Por duke patur parasysh nivelin e sulmuesve që kuqezinjtë do të përballin në grup me Spanjën, Italinë e Kroacinë, ndoshta testi me gjigantin viking vlen shumë. Në anën tjetër është Zvicra e shqiptarëve Xhaka, Shaqiri e Jashari, që për këtë fakt e bën të mirëpritur përballjen.

Zvicra ishte në vazon e katërt në short, por nëse do të zgjidhej një kundërshtar që në eliminatore ka bërë më mirë, atëherë ja ku është Sllovakia që ishte në vazon e tretë dhe është gati të luajë kundër Shqipërisë. Oferta më e largët e ardhur është ajo e Perusë, me amerikano-latinët që në atë periudhë do të jenë në Itali.

 Federata peruane ka inistuar shumë për këtë ndeshje, por Sylvinho po mendohet, duke qenë se dëshiron një kundërshtar të fortë, por europian, për ta përshtatur miqësoren në funksion të Euro 2024.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.