Hamas gati për armëpushim të ri

Hamas

Hamas

Një udhëheqës i lartë i Hamasit i tha kanalit televiziv të Katarit Al Xhazira se negociatat për lirimin e forcave të ushtrisë të kapura nga Hamasi mund të zhvillohen vetëm në kontekstin e një armëpushimi gjithëpërfshirës, në vend të një ndalimi luftimesh. “Kur bëhet fjalë për civilët, ne jemi të hapur për çdo armëpushim të ri” u shpreh ai.

 Al-Haxheh tha se disa të moshuar janë mes civilëve që mbahen peng nga grupi militant. Ndërsa bombardimet kanë rifilluar, ushtria izraelite hodhi fletëpalosje duke paralajmëruar banorët e Gazës jugore që të largohen për sigurinë e tyre. Banorët e qytetit Khan Junis janë paralajmëruarqë të shkojnë drejt Rafahut pranë kufirit me Egjiptin.

Ajo ka krijuar një hartë të re, që për herë të parë është me kod QR, e cila është projektuar për t’u mundësuar banorëve të Gazës të orientohen dhe të kuptojnë udhëzimet e të evakuohen nga vende specifike për sigurinë e tyre nëse u kërkohet, ndërsa trupat ushtarake përgatiten për fazën tjetër të luftimeve.

Rinisja e sulmeve në Gaza ishte ajo që i frikësoheshin më shumë edhe agjencitë e ndihmës së OKB-së. Një ekip i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Gaza i përshkroi skenat në spitalet e këtij territori si të tmerrshme. Ndërsa Unicef bëri thirrje për një armëpushim të qëndrueshëm, duke paralajmëruar se “mosveprimi në thelb është një miratim për vrasjen e fëmijëve”. Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se mbi 100 persona u vranë që nga përfundimi i armëpushimit të përkohshëm.

Ndërsa Qeveria e Katarit konfirmoi se po vazhdojnë bisedimet midis Hamasit dhe Izraelit për të rifilluar armëpushimin. Në 7 ditë u liruan më shumë se 100 pengje në këmbim të 240 të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.