Hamasi akuzon Netanyahun: Po përpiqet të prishë marrëveshjen e armëpushimit

386f95d24a45497fbc827ba34a67a66f

Një zyrtar i lartë i Hamasit tha se këmbëngulja e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu për të sulmuar Rafahun është një përpjekje për të penguar çdo mundësi që të arrihet një marrëveshje armëpushimi në Gaza në negociatat që janë duke u ndërmjetësuar nga Egjipti, Katari dhe Shtetet e Bashkuara.

“Netanyahu ka penguar të gjitha raundet e mëparshme të dialogut dhe është e qartë se edhe tani po bën të njëjtën gjë” tha Hosam Badran për agjencinë e lajmeve franceze AFP. Vendet ndërmjetësuese janë duke pritur përgjigjen e Hamasit mbi propozimin e Izraelit për të ndaluar luftimet për 40 ditë dhe për të shkëmbyer pengjet me të burgosurit palestinezë.

Këtë propozim, shefi politik i grupit militant Ismail Hanijeh e ka cilësuar si pozitive. Por pengesë kryesore sipas Hamasit është fakti se ndërsa ky i fundit kërkon armëpushim të qëndrueshëm, Netanjahu këmbëngul se do të dërgojë trupa tokësore në Rafah, pavarësisht shqetësimeve të shprehura nga agjencitë e OKB-së dhe Uashingtoni për sigurinë e 1.2 milionë civilëve që janë zhvendosur brenda qytetit jugor të Gazës.

Ndërkohë Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha se agjencia ishte thellësisht e shqetësuar nga planet e Izraelit pasi një operacion ushtarak në Rafah mund të çojë në një gjakderdhje dhe të dobësojë më tej sistem shëndetësor të asaj enklave tashmë të dëmtuar.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.