Hamasi i hapur për lirimin e pengjeve dhe negociatat për armëpushim
Organizata militante palestineze Hamas është treguar e hapur ndaj bisedimeve për lirimin e disa pengjeve izraelitë në luftën e Gazës.
”Hamasi u ka thënë ndërmjetësuesve se është gati të flasë për lirimin e grave dhe fëmijëve civilë në këmbim të një armëpushimi kuptimplotë”, raportoi ”Wall Street Journal” duke cituar zyrtarë egjiptianë.
Hamasi kishte liruar 105 pengje gjatë një armëpushimi njëjavor në fund të nëntorit të vitit të kaluar.
Në këmbim, Izraeli liroi 240 të burgosur palestinezë nga burgjet e tij.
Hamasi kishte lidhur më parë çdo lirim të mëtejshëm të pengjeve me fundin e luftës. Sipas burimeve të qeverisë izraelite, Hamasi ende mban rreth 130 persona të rrëmbyer nga Izraeli në Gaza më 7 tetor.
Sipas ”Wall Street Journal”, këto përfshijnë ushtarë izraelite.
Qeveria izraelite beson se 105 pengje janë ende gjallë dhe se shumë prej tyre mbahen në rrjetin e tuneleve nëntokësore të Hamasit.