Categories: BotaLajme

Hamasi ka njoftuar kushtet në të cilat është gati të lirojë të gjitha pengjet

Udhëheqësi i Hamasit në Rripin e Gazës, Yahya Sinwar, thotë se grupi është gati për një shkëmbim “të menjëhershëm” të të burgosurve me Izraelin.

Ne jemi të gatshëm të bëjmë një marrëveshje të menjëhershme të shkëmbimit të të burgosurve që përfshin lirimin e të gjithë të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite në këmbim të të gjithë të burgosurve të mbajtur nga rezistenca palestineze,” tha Sinwar në një deklaratë.

Katari ka mbajtur bisedime për më shumë se tre javë, duke folur me zyrtarët e Hamasit dhe Izraelit për të promovuar paqen dhe për të siguruar lirimin e pengjeve. Ndërmjetësimi i tij javën e kaluar çoi në lirimin e dy pengjeve amerikane, një nënë e bijë dhe dy grave të moshuara izraelite.

Agjencia turke e lajmeve Anadolu, raporton se 19 burgje gjenden brenda Izraelit dhe një brenda Bregut Perëndimor të pushtuar, ku mbahen mijëra të burgosur palestinezë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kombëtarja mbërrin në Londër

Kombëtarja shqiptare udhëtoi të mërkurën drejt Londrës në kuadër të ndeshjes së parë kualifikuese për…

17 hours ago

Moti- Kthjellime dhe kushte të qëndrueshme atmosferike

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të…

17 hours ago

OSBE: Partitë duhet ta kenë të qartë se Shqipëria është kandidate për në BE

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, në një intervistë ekskluzive dhënë për emisionin “Ngjarja…

17 hours ago

Berisha: Do i japim zgjidhjen përfundimtare çështjes së pronave

Kreu i PD-së, Sali Berisha, është shprehur se do të zgjidhë përfundimisht çështjen e kthimit…

17 hours ago

PD ka prezantuar kandidatët në Shkodër, Berisha: Kemi përballë narko-shtetin, ndaj është fushata më e rëndësishme e 34 viteve të fundit

Partia Demokratike ka prezantuar kandidatët për zgjedhjet e 11 majit 2025 në qytetin e Shkodrës,…

17 hours ago

Bora zbardh zonat malore në vend, s’ka bllokime të rrugëve, rekomandohen goma dimërore

Reshjet e borës kanë përfshirë zonat malore të vendit. Në veri, reshjet e rëna gjatë…

2 days ago

This website uses cookies.