Hamasi konfirmon diskutimet në Kajro për armëpushimin
Një delegacion nga grupi militant islamik Hamas do të shkojë të shtunën në Kajro për të vazhduar diskutimet për një marrëveshje të mundshme për t’i dhënë fund luftimeve në Gaza, tha grupi të premten në mbrëmje.
“Ndërsa theksojmë frymën pozitive me të cilën u përgjigj udhëheqja e lëvizjes kur studioi propozimin e armëpushimit që ajo mori së fundmi, ne do të shkojmë në Kajro me të njëjtën frymë për të arritur një marrëveshje”, bëhet e ditur në një deklaratë të Hamasit.
Ajo shtonte se Hamasi dhe “forcat e rezistencës palestineze janë të vendosura për të maturuar marrëveshjen, në një mënyrë që të përmbushë kërkesat e popullit tonë për një ndërprerje të plotë të agresionit, tërheqjen e forcave pushtuese, kthimin e të zhvendosurve, lehtësim për njerëz, fillimi i rindërtimit dhe përfundimi i një marrëveshjeje serioze shkëmbimi.”
Sipas një burimi të Hamasit, ka ende disa pika për t’u diskutuar dhe gjithashtu ka pasur nevojë për më shumë sqarime. Pasi këto të ishin sqaruar, lëvizja do të shpallte qëndrimin e saj përfundimtar.
Muaj të tërë ndërmjetësimi nga Egjipti, Katari dhe SHBA midis Izraelit dhe Hamasit ende nuk kanë rezultuar në ndonjë përparim.
Një shtytje diplomatike për të arritur një marrëveshje është rritur në ditët e fundit.