Categories: BotaLajme

Hamasi liron pengjet në Gaza

Hamasi liroi 11 pengje në Rripin e Gazës, ndërsa Izraeli nxori nga burgjet e veta 33 persona, mes tyre 3 gra dhe 30 fëmijë palestinezë sipas marrëveshjes së armëpushimit, që u zgjat edhe me 2 ditë mbrëmjen e së hënës.  “Pengjet e liruar nga Hamasi në Gaza përfshijnë 3 shtetas francezë, 2 gjermanë dhe 6 argjentinas” njoftoi Katari, duke shtuar se ata iu dorëzuan Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq. Ky është grupi i katërt i pengjeve të liruara nga Hamasi që kur nisi armëpushimi i përkohshëm mes Izraelit dhe grupit militant palestinez të premten.

Deri tani Hamasi ka liruar 69 pengje nga 240 që dyshohet se u rrëmbyen më 7 tetor  në këmbim të 150 palestinezëve të liruar nga burgjet izraelite. Katari, bashkë me Shtetet e Bashkuara dhe Egjiptin, janë ndërmjetësuesit kryesorë të konfliktit të armatosur të nisur në fillim të muajit tetor mes Izraelit dhe Hamasit.

Ndërkohë që diplomatët në Doha thonë se po punojnë për të zgjatur më tej armëpushimin mes dy palëve. Kombet e Bashkuara e kanë shfrytëzuar ndalimin e luftimeve për të marrë më shumë ndihma në Gaza, por thonë se nevojiten shumë më tepër duke u nisur nga situata e rënduar në terren.

Nga Sulmet e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor u vranë 1200 persona, ndërsa Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga grupi militant thotë se rreth 15 mijë njerëz janë vrarë nga bombardimet.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dinastia Marubi, njëqind vite të studios fotografike shqiptare

Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të dinastisë Marubi, një prej emrave më të njohur…

18 hours ago

Vijon numërimi në Kosovë, LVV kryeson me 80% të votave nga përfaqësitë diplomatike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon publikimin e të dhënave nga numërimi i votave…

19 hours ago

Pullat fiskale do prodhohen nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë, shpërndarja nis në fund të marsit

Ministria e Financave ka lajmëruar se me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për…

19 hours ago

KQZ miraton fondet vjetore për partitë, regjistron 51 subjekte për zgjedhjet e 11 majit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore të 2025 për partitë politike që do…

19 hours ago

Fluks aplikimesh për Magjistraturën, fokusi te integriteti dhe aftësitë analitike

Në një kohë kur sistemi i drejtësisë po vuan nga mungesa e magjistratëve, boshllëk që…

19 hours ago

Ramazani, mesazhi i zëvendësmyftiut – Teologu Arben Halluni uron besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë

Të shtunën, besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Me këtë rast, teologu Arben Halluni, zëvendësmyfti…

19 hours ago

This website uses cookies.