Me rastin e ditës së fundit të testimeve në Bahrein, Leëis Hamilton rikthehet për të folur për kalimin e tij te Ferrari nga viti 2025. “Ferrari është një ëndërr fëmijërie. Ishte një mundësi që vendosa ta shfrytëzoj – shpjegoi piloti britanik – Ishte vendimi më i vështirë që kam marrë ndonjëherë. Mercedes më ka mbështetur për 26 vjet dhe jam krenar për objektivat që kemi arritur së bashku, por mendoj se jam unë ai që duhet të shkruaj historinë time dhe mendova se ishte koha e duhur për filloja një kapitull të ri. Si fëmijë duke luajtur videolojëra, kam zgjedhur gjithmonë Michael Schumacher”, vazhdoi Hamilton.
“Çdo pilot pyet veten se si do të ishte të vishte kostumin e Ferrarit. Ferrari nuk ka arritur rezultate të shkëlqyera që nga viti 2007 dhe kjo gjithashtu më stimulon mua. Për mua është një sfidë e madhe, si fëmijë kam ëndërruar ta drejtoj , jam vërtet entuziast për zgjedhjen që bëra. Unë nuk kam qenë kurrë në Maranello, kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Vasseur dhe kam garuar me të në Formula 3. Ne kemi qëndruar gjithmonë në kontakt dhe e kam ditur gjithmonë se ai do të bëhej një menaxher i jashtëzakonshëm në F1, jam i lumtur që e gjej përsëri”.
“Andre Onana do të jetë në fushë nesër që nga minuta e parë. Si trajner…
“L’Equipe” ka bërë ironi therëse për Prinsin Uilliam, i cili njihet për dashurinë që ushqen…
Kombëtarja shqiptare e veteranëve mori pjesë në turnen miqësor të futbollit të zhvilluar në Prizren…
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen patën një…
Qytetarët e Kosovës kaluan në mënyrë simbolike kufirin, në përkujtim të ngjarjeve tragjike të eksodit biblik të 1999-ës. Për të 25-tin vit…
Ulçera e stomakut është dëmtim i mukozës së stomakut që ndodh si rezultat i irritimit.…
This website uses cookies.