Hamilton-Leclerc, “çifti” më i bukur i F1

Hamilton Leclerc

Hamilton-Lëklerk është dyshja e pilotëve që do të marrë vëmendjen më të madhe gjatë botërorit 2025 të Formula 1. Britaniku vjen në Maranelo me synimin konkret për të fituar titullin e tetë botëror, ndërsa Lëklerk ende synon të parin. Pas xhirove të para në Fiorano, të dy pilotët e Ferrarit ende nuk mund të thonë me siguri për zhvillimin e njëvendëshes së tyre. Gjithçka do të duket në pistë, kur të nisë konkurrimi me makinat e tjera.

Nëse do të jetë titulli i tij i tetë botëror? “Jo” – është shprehur Hamilton, i veshur me kostumin e kuq të Ferrarit. “Për mua do të jetë i pari. Botërori i parë me Ferrarin”. Piloti britanik ka qenë tepër i emocionuar teksa ka bërë xhirot e para në Fiorano me njëvendëshen e re, SF-25, me të cilën do të konkurrojë në botërorin 2025 të Formula1. Ai është shprehu i kënaqur me punën e bërë nga të gjithë në Maranello, por ende nuk mund të thotë një përgjigje të saktë se sa konkurruese do të jetë makina e re e Ferrarit, pasi ende nuk di zhvillimin e makinave kundërshtare.

“Do të përpiqem maksimalisht të fitoj një kampionat botëror me Ferrarin dhe të hyj në historinë e kësaj skuadre”. E për të qenë sa më pranë gjithçkaje që e lidh tashmë me Italinë, Hemilton ka shfaqur edhe dëshirën për të mësuar gjuhën italiane. Ndërsa Sharl Lëklerk ka qenë tepër këmbëngulës në dëshirën e tij: “E dashuroj Ferrarin dhe dua me patjetër të fitoj një titull botëror me këtë skuadër. A jemi unë dhe Hamilton çifti më i bukur në F1? Ata që vishen me të kuqe janë gjithnjë të bukur” – ka thënë piloti nga Monako.

Pas testeve të para në Fiorano, pilotët e Ferrarit do t’i bashkohen skuadrave të tjera për të bërë testet zyrtare në Bahrain nga 26-28 shkurt. Ndërsa botërori 2025 i F1, do të nisë në fundjavën e 14-16 mars në Australi për t’u mbyllur në 7 dhjetor në Abu Dhabi. Kalendari i botërorit 2025 në F1 përfshin 24 Çmime të Mëdha. Ky është botërori i parë në historinë e F1, me numrin më të madh të garave deri tani.  

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.