Hanter Bajden pranon akuzat për evazion fiskal, rrezikon 15 vite burg
Hunter Bajden (Hanter Biden), dali i Presidentit të SHBA, ka pranuar nëntë akuzat për të cilat akuzohej për evazion fiskal.
Bajden ka mohuar më herët akuzat ndaj tij për shmangien e pagesës së tatimit mbi të ardhurat prej 1.4 milionë dollarësh nga 2016-2019.
Tre muaj më parë, ai u shpall fajtor në një rast të veçantë për akuza lidhur me armëmbajtjen dhe përdorimin e drogës, duke u bërë djali i parë i dënuar penalisht i një presidenti në detyrë të SHBA.
Përmbysja e minutës së fundit në çështjen tatimore u njoftua në një gjykatë në Los Anxhelos të enjten, ndërsa përzgjedhja e jurisë do të fillonte.
Më shumë se 100 anëtarë të mundshëm jurie ishin mbledhur për të filluar procesin e përzgjedhjes së panelit.
Avokati i Bajdenit, Abbe Lowell tha se klienti i tij donte të hiqte dorë nga një gjyq “për hir të interesit privat”, duke kursyer miqtë dhe familjen e tij nga dëshmimi për diçka që ndodhi “kur ai ishte i varur nga droga”.
Gjykatësi Mark Scarsi tha se në pranimin e fajit, Bajden përballet me një dënim maksimal prej 15 vitesh burg dhe gjoba që variojnë nga 500,000 deri në 1 milion dollarë.
Ai do të dënohet më 16 dhjetor, një muaj pas zgjedhjeve në Shtëpinë e Bardhë dhe një muaj para se babai i tij të largohet nga detyra.
Presidenti Bajden ka thënë më parë se nuk do të përdorte pushtetin ekzekutiv për të falur djalin e tij.