Hap fals i KF Shirokës – Barazon në “Reshit Rusi” ndaj ekipit UET
Skuadra e KF Shiroka ka bërë një hap të gabuar në javën e tretë të kampionatit të Kategorisë së tretë, teksa ka barazuar me ekipin e Universitetit Europian të Tiranës.
Pas humbjes me Partizanin B në transfertë dhe fitores në shtëpi ndaj Bulqizës, objektivi i trajnerëve Fatmir Axhani dhe Valmir Kurti për sfidën ndaj UET-së ishte vetëm fitorja .
Megjithatë, ndeshja e luajtur pasditen e së dielës në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës ka përfunduar me rezultat të barabartë, 1-1.
Dy pikë të humbura në shtëpi duket se kanë zbehur optimizmin në skuadër, por megjithatë, kampionati është ende i hapur dhe Shiroka do të luftojë deri në fund për të arritur objektivat e saj, siç është ngjitja një kategori më të lartë.