kolegji policor
Janë hapur aplikimet për 300 vende në shkollën bazë të Policisë për Patrullë të Përgjithshme.
Nga dita e sotme dhe deri në fund të muajit, më 30 nëntor, aplikimet do të jenë të hapura për të gjithë të interesuarit,.
Policia e Shtetit ka bërë me dije se aplikantët duhet të përmbushin disa kritere, ndërsa ata të cilët kanë fituar në muajin qershor, nuk duhet të konkurrojnë, pasi do të vazhdojnë procesin e shkollimit në fillim të vitit 2024.
Kriteret për aplikim
Kriteret, që duhet të përmbushë aplikanti, për të ndjekur studimet në shkollën bazë të Policisë, për “Patrullë të Përgjithshme”, janë:
– Të jetë shtetas shqiptar;
– Të jetë jo më shumë se 30 vjeç;
– Të jetë me gjatësi jo më pak se 165 cm për meshkujt dhe jo më pak se 160 cm për femrat;
– Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare apo të jetë larguar nga shërbimi civil;
– Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
– Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
– Të ketë mbaruar arsimin e mesëm;
– Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e një krimi ose të një kundërvajtjeje penale me dashje;
– Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit, të tipit “B”;
– Të jetë i pajisur me vërtetim besueshmërie.
Dokumentacioni për aplikim
Aplikantët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm, për aplikim në Polici:
– Formularin e aplikimit;
– Fotokopje të kartës së identitetit;
– Dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit të mesëm;
– Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit, të tipit “B”;
– Vërtetim nga gjykata;
– Vërtetim nga prokuroria;
– Mandat-pagesa e tarifës së aplikimit.
Kontrolli mjekësor dhe analiza që vërteton se nuk je përdorues i lëndëve narkotike janë procedura që kryhen në fazën e kontrollit shëndetësor.
Dëshmia e penalitetit dhe certifikata familjare nxirren nga vetë strukturat policore ku kryhet aplikimi.
Shqyrtimi i dokumentacionit dhe procesi i ankimimit
Afati i shqyrtimit dhe i verifikimit të dokumentacionit është 10 ditë pune nga mbyllja e afatit të aplikimeve.
Aplikanti që nuk plotëson kriteret dhe nuk ka paraqitur dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të aplikimit, skualifikohet dhe njoftohet me shkrim nga strukturat e Burimeve Njerëzore.
Aplikanti ka të drejtën e ankimimit tek Drejtoria Vendore e Policisë, brenda 2 ditëve nga data e njoftimit të përgjigjes.
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë shqyrton ankimimin dhe kthen përgjigje brenda 5 ditëve nga data e marrjes së ankesës.
Fazat e konkurrimit
Aplikanti që kualifikohet për të vazhduar më tej procesin e konkurrimit, në Akademinë e Sigurisë, i nënshtrohet fazave të mëposhtme:
– Testimi me shkrim;
– Testimi i aftësive fizike;
– Intervista me gojë, ushtrime vlerësuese dhe testim i aftësive të të shkruarit;
– Testimi psikologjik;
– Kontrolli shëndetësor;
– Marrja e shenjave të gishtave;
– Verifikimi përfundimtar i aplikantit.
Presidenti Donald Trump, duke folur nga Zyra Ovale të premten, 21 mars u shpreh optimist…
Presidenti Bajram Begaj uroi sot besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Novruzit, një ditë e…
Sot është Dita e Nevruzit, një festë nga më të rëndësishmet për komunitetin bektashi. Ndonëse…
DashiPikëpamja juaj filozofike do të vihet në qendër të vëmendjes. Shmangni mendimet e tepërta për…
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet…
Muajt e fundit kanë nisur që të rikthehen serish mbetjet inerte pranë Varrezave të Dëshmorëve…
This website uses cookies.