Hapen korridoret ajrore Kosovë-Shqipëri
Hapen korridoret ajrore Kosovë-Shqipëri. Lajmi është bërë me dije nga Ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu, i cili sqaron se tashmë fluturimet për në perëndim dhe anasjelltas shkurtohen për së paku 15 minuta.
“Sapo u hapen zyrtarisht korridoret ajrore me Republikën e Shqipërisë.
Fluturimet për në perëndim dhe anasjelltas shkurtohen për së paku 15 minuta”, tha Aliu.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ministri thekson ndër të tjera se duke nisur nga 1 janari qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza, duke iu referuar vendimit për liberalizimin e vizave që hyn në fuqi në ditën e parë të vitit 2024.
Marrëveshja me Shqipërinë, për të shfrytëzuar korridorin ajror të këtij vendi, është arritur në vitin 2020.