Hapësira për kohën e lirë – Të moshuarit: Trajtimi dhe kujdesi nga institucionet mungon

Ndonëse në kushte të vështira klimatike sërish të moshuarit i gjen pranë stolave në lulishtet e qytetit, ku kalojnë një pjesë të ditës nën shoqërinë e njëri- tjetrit.
Trajtimi dhe kujdesi për ta nga institucionet nuk është në nivelin e duhur, thonë të moshuarit
Krijimi i qendrave sociale apo hapësirave me kushte optimale për këtë kategori mungojnë në Shkodër ,ndaj ato bëjnë apel që institucionet të mendojnë për moshën e tretë
Në pamundësi për të pasur mjedise të tilla, si qendra sociale, pensionistët vijojnë të dalin çdo dite në këto hapësira pavarësisht motit dhe kushteve të vështira .