Hapësirat dedikuar fëmijëve, këtë vit në projekt shtimi i lojrave argëtuese
Ky është një mëngjes jo i zakonshëm, ku dhjetëra fëmijë zgjedhin të kalojnë orët e paradites në këndet e lojrave pranë pallateve ku jetojnë.
Të vegjlit janë të vetdijshëm se është më e shëndetshme që të luajnë në ajër të pastër sesa të qëndrojnë të mbyllur me lojra elektronike në shtëpi.
Ndonëse nevojiten më shumë hapësira të tilla çlodhëse dhe kreative, të vegjlit gjejnë mënyra të ndryshme për të përshtatur lojrat e tyre. Janë zona mjaft të frekuentuara të qytetit, me densitet të lartë banorësh në çdo stinë të vitit. Bashkia Shkodër bën me dije se përgjatë këtij viti është gati projekti, i cili synon zgjerimin e hapësirave për të vegjlit dhe lojra argëtuese.