Hapësirat e plazheve publike në Velipojë, plazhet publike do të plotësohen me çadrat dhe infrastrukturën e nevojshme

Velipoja është plazhi me vijën më të gjatë bregdetare në vend ndërsa 35-40% e plazhit ranor buzë Adriatikut është shndërruar në hapësirë publike në dispozicion të pushuesve të saj.
Përfaqësuesi i Bashkisë Shkodër, Bekim Mema shprehet se ky është një nga prioritetet e Bashkisë për pushuesit e këtij plazhi. Ato janë të shtrira nga Viluni në Deltën e Bunës.
Plazhet publike në Velipojë do të pajisen gjithashtu me çadrat dhe infrastrukturën e nevojshme, sipas standarteve më të mira për pushuesit.
Qindra mijëra pushues zgjedhin çdo vit plazhin e Velipojës si pjesë të pushimeve të tyre për ujin e pastër, rërën kurative dhe atmosferën që krijohet përgjatë sezonit veror.