Hapet Ankandi Fotovoltaik Hibrid 300 MWh, Balluku: 17 maji, afati i fundit për paraqitjen e ofertave. Fituesi më 10 korrik

Balluku

Balluku

Është hapur sot Ankandi Fotovoltaik Hibrid 300 MWh, një burim për prodhimin e energjisë së gjelbër. Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha gjatë fjalës së saj se afati përfundimtar i këtij ankandi është data 10 korrik, kur do të shpallet fituesi, ndërsa ofertat duhet të paraqiten deri më 17 maj. Balluku u kujdes të theksonte se nuk do të ketë shtyrje të afatit.  

Sot quhet dita e lacncimit e cila do të zgjasë deri më 10 korrik që do të jetë afati përfundimtar i daljes së fituesve të kësaj gare që nis sot. Ofertuesit do kenë kohë deri më 17 maj për paraqitjen e ofertave teknike dhe atyre financiare”, u shpreh Ministrja.

Balluku bëri me dije se kapaciteti minimal i ofruar do të jetë 10 MWh, ndërsa ai maksimal do të jetë 100 MWh. Ndërkohë, çmimi maksimal i pranueshëm në këtë garë do të jetë 59.97 euro për MWh.

Ky ankand quhet hibrid, sepse kështu quhen ato ankande ku shteti shqiptar është i gatshëm për të blerë energjinë nga këto ankande për një afat të kufizuar, konkretisht 15 vite, por pa angazhuar asetet të tjera, ndërsa në ankandin e sotëm shteti blen energji dhe është detyra e ofruesit të marrë masa qoftë për truallin, prodhimin, teknologjinë që do të përdoret dhe gjithçka. Kapaciteti minimal i ofruar do të jetë 10 MWh, ndërsa maksimal do të jetë 100 MWh, duke i dhënë kështu mundësi që pjesë e këtij ankandi të jenë minimalisht 3 entitete, pra duke qenë se në total ne do të kemi 300 MWh që duhet të jenë të disponueshëm për blerje nga shteti shqiptari. Çmimi maksimal i pranueshëm në këtë garë do të jetë 59.97 euro për MWh”, theksoi Ministrja.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.