Hapet gara për Drejtorin e ri të RTSH. Kandidatët, afat deri në 20 janar për platformat

Drejtorin e ri të RTSH

Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar ka hapur garën për Drejtorin e ri të Përgjithshëm të RTSH-së.

Çelja e garës ishte pika fillestare e rendit të ditës në mbledhjen e parë të këtij viti të drejtuar nga kryetari i Këshillit, Leka Bungo.

Duke iu referuar statutit të Radio Televizionit Shqiptar, z. Bungo rreshtoi edhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët.

  • të jenë shtetas shqiptarë; të kenë kryer arsim të lartë;
  • të jetë individ me ndjenjën më të lartë të integritetit, përgjegjësisë, kualifikimeve profesionale dhe meritave;
  • të ketë përvojë pune jo më pak se 10 vjet, nga të cilat 5 vjet në pozicion menaxhimi të medies, institucioneve publike joadministratë, në sektorin privat, në shkenca komunikimi, teknologji komunikimi dhe digjitale;
  • të ketë përvojë të spikatur në menaxhim dhe drejtim;
  • të dëshmojë njohje të sektorit publik, audioviziv, për misionin dhe zhvillimin e tij në përputhje me standardet europiane

Kandidatët që aspirojnë postin e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së kanë afat për dorëzimin e kandidaturave dhe platformave të tyre deri në datën 20 janar.

Gjatë mbledhjes së Këshillit Drejtues u diskutua edhe raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit për veprimtarinë e Radio Televizionit Shqiptar në periudhë janar 2022–qershor 2023.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.