Hapet gropë në mes të superstradës Lezhë – Milot

Një fenomen i çuditshëm ka ndodhur në superstradën Milot-Lezhë, në afërsi të fshatit Gajush, ku është hapur një gropë shembje 50×30 cm, thellësi maksimale rreth 15 cm.
Nuk dihet ende shkaku i dëmtimit të asfaltit në trupin e rrugës.
Nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë janë marrë masa për vendosur patrulla në vendngjarje, gjithashtu janë njoftuar inxhinieret e firmës mirëmbajtëse të këtij segmenti rrugor të cilët kanë angazhuar menjëherë ekipet e tyre për vendosjen e sinjalistikës së nevojshme deri në kryerjen e ndërhyrjes së plotë.