Lajme

Hapet grup-kapitulli i dytë Shqipëri–BE, Konferenca e 4-t ndërqeveritare mbahet më 14 prill

Më 14 prill, në Luksemburg do të zhvillohet raundi i radhës i bisedimeve mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, ku do të hapet grup-kapitulli i dytë i negociatave për tregun e brendshëm.

Data është konfirmuar zyrtarisht nga presidenca polake e BE-së, pas një vendimi të marrë  me konsensus nga ambasadorët e 27 shteteve anëtare të BE-së në Bruksel.

Kryeministri Edi Rama reagoi përmes një postimi në Facebook, ku negociatat i konsideron si “më intensivet në historinë e integrimit”.

Po si thanë? S’ka më hapje kapitujsh ëëë?! U alarmua Europa nga narkodiktatura ëëë?! Madje mua s’më dhanë as darkë se u solla keq ëëë?! Ëh ëh ëh… Të hënën në BE për Konferencën e Katërt të negociatave dhe një seri tjetër kapitujsh që hapen. Këto janë negociatat më intensive në historinë e integrimit dhe kur mendon që Mali i Zi negocion që nga 2012, ndërsa në që vjet dhe kur mendon edhe që kalendari ynë është vetëm 3 vjet, pra i mbyllim në 2027 e jemi gati për të hyrë në BE, atëherë s’ke si mos u thuash honxhobonxhove të kënetës politike e mediatike dhis is ëë mirrakëll of fridom”, shkruan Rama.

Edhe ambasadori i Shqipërisë në Bashkimin Europian, Ferit Hoxha ka reaguar përmes një postimi në X, ku shkruan: “Këshilli Europian sapo ka dhënë dritën jeshile për konferencën e 4 ndërqeveritare me Shqipërinë, me qëllim të hapjes së negociatave për 9 kapituj të Klasterit 2, Tregu i Brendshëm. Një arritje e madhe që konfirmon se Anëtarësimi në Bashkimin Europian mbetet i bazuar në merita dhe ritmi i tij përputhet me kapacitetin dhe reformat”.

Më 15 tetor, u hap grup-kapitulli i parë për çështjet themelore, ndërsa më 17 dhjetor nisi diskutimi për grupin e 6-të, që përfshin marrëdhëniet e jashtme dhe sigurinë.

Të martën ministrat e jashtëm do të diskutojnë edhe për përshpejtimin e procesit të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Blerti Delija

Recent Posts

Dëshmia e mjekëve në procesin e Maradonës: Nuk duhej të ishte operuar!

E përditshmja argjentinase “La Nacion” ka publikuar pjesë nga dëshmia e katër mjekëve specialistë, të…

32 minutes ago

Zyrtare: Etrit Berisha rikthehet në Suedi, portieri kuqezi firmos me Hacken

Portieri i kombëtares shqiptare Etrit Berisha do të vazhdojë karrierën e tij në Suedi me…

2 hours ago

Libri që risjell diktaturën – Promovohet në Shkodër  vepra e autorit Italian, Giovanni Verga

Në ambientet e Rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” u promovua libri i autorit Italian, Giovanni…

2 hours ago

Masat për 11 majin dhe hetimi i krimeve zgjedhore, kreu i OSBE/ODIHR takon Çelën e Dumanin

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, priti në një takim ditën e sotme, kreun e Misionit…

2 hours ago

Arrestohen 4 shoferë, procedohen 10 / Për shkelje të rregullave të qarkullimit, vendosen 1425 gjoba

Policia Rrugore e Shkodrës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin…

2 hours ago

Edona Bilali mesazh nga Shiroka – Kandidatja e PS: Shembulli tipik i transformimit dhe vëmendjes së qeverisë shqiptare drejt turizmit

Shiroka është shembulli tipik i transformimit dhe vëmendjes së qeverisë shqiptare drejt turizmit.  Ky ka…

2 hours ago