Hapet për qarkullim Bërnjaku, Jarinja ende jo

88533a85b131437eb3fcc5e3a5665a08
Pas 10 ditësh e bllokuar, sot në mëngjes kalimi në Bërnjak është plotësisht i hapur për qarkullim.
Lajmin e ka konfirmuar për zvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.
“Nga ora 8 e mëngjesit të sotëm, Bërnjaku është plotësisht i hapur, Jarinja ende vazhdon të jetë e mbyllur, sepse është duke u kontrolluar terreni”, tha ai.
Kujtojmë se këto dy pika kalimi në veri, u mbyllën më 24 shtator, pas sulmit terrorist ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.