Hapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë

1eb1f3e9b614468c88edce815519b6f9

1eb1f3e9b614468c88edce815519b6f9

Pikëkalimi kufitar mes Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë është hapur plotësisht për qarkullim mëngjesin e 18 tetorit, gati një muaj pasi ishte mbyllur, njofton Radio Evropa e Lirë.

Zëvendësdrejtori i policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, i tha Radios Evropa e Lirë se kjo pikë kufitare është hapur në orën 08:30 të së mërkurës.

Pikëkalimi kufitar në Jarinjë, por edhe ai në Bërnjak, që gjenden në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, u mbyllën nga autoritetet e Kosovës më 24 shtator, pas sulmit të armatosur ndaj policisë së Kosovë, që autoritetet në Prishtinë e cilësojnë si sulm terrorist.

Bërnjaku veçse është hapur për hyrje/dalje më 4 tetor, ndërkaq Jarinja ka qenë e bllokuar për hyrje në Kosovë, ndërkaq ishte e hapur vetëm për dalje.

Autoritetet në Kosovë kanë fajësuar Serbinë për sulmin ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit. Në sulmin e një grupi të armatosur serbësh mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Gjatë përleshjeve mes grupit të armatosur dhe policisë u vranë edhe tre sulmues.

Përgjegjësinë për organizimin dhe udhëheqjen e sulmit e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë dënuar ashpër sulmin, ndërkaq Kosova përmes një rezolute të miratuar në Kuvend ka kërkuar hetim ndërkombëtar për Serbinë lidhur me sulmin në Banjskë.

Kosova ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që t’i vendosë Serbisë masa ndëshkuese, ndërkaq në bllokun evropian kanë thënë se po presin që të përfundojnë hetimet dhe më pas do të vendosin për masat dhe hapat eventualë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.