Hapet sezoni turistik në Vaun e Dejës, promovohen vlerat  natyrore dhe historiko-kulturore

Muzika, këngët dhe vallet kanë krijuar një atmosferë të gëzueshme në Vaun e Dejës, ku është zhvilluar një aktivitet për çeljen zyrtare të sezonit  turistik veror.

Qëllimi i aktivitetit ishte promovimi i vlerave turistike natyrore , historiko-kulturore , pa harruar dhe kulinarinë e zonës.

Në aktivitet ishte e pranishme ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali,  e cila shprehu vlerësim për punën e bërë nga Bashkia e Vaut të Dejës  në zhvillimin e turizmit në zonë, si dhe garantoi vijimin e mbështetjes nga ana e qeverisë. Duke shprehur synimin e qeverisë për arritjen e  14 mln turistëve në vendin tonë për këtë vit , ministra Spiropali premtoi se edhe Vau i Dejës, si gjithë qarku i Shkodrës, do të marrë vëmendjen e duhur.

Nga ana e tij, kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, duke renditur zonat natyrore , historike dhe kulturore të zones, u fokusua në angazhimin e pushtetit vendor për të krijuar kushtet dhe infratrukturën e nevojshme për tërheqjen e sa më shumë vizitorëve.

Gjatë çeljes së sezonit turistik, krahas aktivitetit kulturor, dhe panairit  që përfshinte kulinarinë, si dhe prodhimet artizanale, të rinjtë patën mundësinë të shijonin dhe shetitjet e garat me kanoe.

Zona e Vaut të Dejës është e pasur  me bukuri natyrore duke filluar me zonën e gjelbëruar malore e për të vijuar me Liqenin e  Vaut të  Dejës dhe të Komanit. Krahas tyre, kjo zonë është e pasur me ndërtesa historiko-kulturore, si kala , apo shtëpia muzeale.

Janë pikërisht këto vlera të jashtëzakonshme natyrore, historike dhe kulturore që po ndikojnë në rritjen nga viti në vit të turizmit në zonën e Vaut të Dejës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.