Hapet sezoni turistik Nikaj-Mërtur, promovohen vlerat turistike, mikpritja dhe natyra
Me këngë e valle, Bashkia Tropojë çeli në bjeshkët e krahinës së Nikaj- Mërturit sezonin turistik veror malor. Në fokus të këtij aktiviteti promovues janë vlerat turistike, kulinaria , mikpritja dhe natyra e bukur që të ofron ky vend.
Përveç bukurive natyrore dhe ushqimeve karakteristike të zonës, trashëgimia e pasur kulturore e shpirtërore e bën më tërheqëse ofertën për tu ngjitur në Aplet e Nikaj Mërturit.
Në këtë aktivitet morën pjesë Xhelal Svecla Ministër i Brendshëm i Kosovës, Pandeli Majko, Qemal Minxhozi si dhe Kryetari i Bashkisë Tropojë, Rexh Biberaj.
“Jemi shumë krenarë për të bërë promovimin e vlerave të kësaj zone. Sapo kemi mbaruar promovimin e vlerave të Zonës së Valbonës por Tropoja ka shumë vende për tu promovuar e për tu vizituar”, tha Biberaj.
Me këtë manifestim dhe përgatitje Nikaj-Mërturi, Curraj i Epërm janë gati për të pritur turistët.