Categories: LajmeSociale

Hapet sezoni turistik Nikaj-Mërtur, promovohen vlerat turistike, mikpritja dhe natyra

Me këngë e valle, Bashkia Tropojë çeli në bjeshkët e krahinës së Nikaj- Mërturit sezonin turistik veror malor. Në fokus të këtij aktiviteti promovues janë vlerat turistike, kulinaria , mikpritja dhe natyra e bukur që të ofron ky vend.

Përveç bukurive natyrore dhe ushqimeve karakteristike të zonës, trashëgimia e pasur kulturore e shpirtërore e bën më tërheqëse ofertën për tu ngjitur në Aplet e Nikaj Mërturit. 

Në këtë aktivitet morën pjesë Xhelal Svecla Ministër i Brendshëm i Kosovës, Pandeli Majko, Qemal Minxhozi si dhe Kryetari i Bashkisë Tropojë, Rexh Biberaj.

“Jemi shumë krenarë për të bërë promovimin e vlerave të kësaj zone. Sapo kemi mbaruar promovimin e vlerave të Zonës së Valbonës por Tropoja ka shumë vende për tu promovuar e për tu vizituar”, tha Biberaj.

Me këtë manifestim dhe përgatitje Nikaj-Mërturi, Curraj i Epërm janë gati për të pritur turistët.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha: Të shtyhet me 10 ditë afati për votimin e diasporës

Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se projektligjet e propozuara nga mazhoranca për shtyrjen e afatit…

1 minute ago

“Do përfitojmë nga BE”, Rama: Hakmerremi për poshtërimet që na kanë bërë si komb

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë mbledhjes me asamblenë socialiste në njësitë nr. 3 dhe…

3 minutes ago

Empoli i Ismajlit befason Juven, shkon në gjysmëfinale të Kupës

Goditje sensacionale nga Empoli i Ardian Ismajlit(qëndroi në fushë gjatë 45 minutave të para, u…

6 hours ago

Partizani, Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo, skuadrat gjysmëfinaliste

Partizani, Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo City janë katër skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë për…

6 hours ago

Trump konfirmon takimin me Zelenskin në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti Donald Trump ka konfirmuar takimin të tij me Zelenskin në fjalën hapëse të takimit…

6 hours ago

Moti- Dita sot do të jetë e paqëndrueshme, me vranësira dhe reshje shiu

Gjatë ditës së sotme (27 shkurt), moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me…

6 hours ago

This website uses cookies.