Hapet sot tuneli i Llogarasë, Rama: Vepra historike që do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut

Hapet këtë të premte (5 korrik) tuneli i Llogarasë. Kryeministri Edi Rama teksa ndan pamjet nga tuneli, deklaron se është një nga veprat historike që do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut të Shqipërisë.

Tuneli i Llogarasë hap një portë të re në jug të vendit, synon ta kthejë jugun e Shqipërinë në një atraksion turistik jo vetëm për vendin, por për të gjithë rajonin dhe pse jo edhe për Mesdheun.

Gjithashtu ky aks i rëndësishëm rrugor pritet që të shkurtojë distancën nga Dukati në Palasë nga 30 minuta në vetëm 7 minuta dhe do të ketë një gjatësi prej 5.9 kilometrash.

Nga pamjet e publikuara vihet re se ka përfunduar së instaluari sistemi i drenazhimit, ndriçimit, ventilimit dhe mbrojtjes kundër zjarrit dhe tymrave.

Tuneli i Llogarasë lidh Urën e Shën Elizës me atë të Palasës me një gjatësi prej 5.9 km si dhe do të lidhet në hyrje dhe dalje të tij me dy ura 110 dhe 40 metra.

Me vlerë investimi rreth 142 milionë euro ky investim do të ketë impakt të drejtpërdrejtë në gjithë ekonominë e vendit.

Gjithashtu tuneli është i pajisur në secilën anë me trotuare  si dhe me një sistem të kullimit të urave nëntokësore dhe atyre sipërfaqësore.

Përgjatë tunelit të trafikut ka 11 kalime lidhëse tërthore me tunelin e emergjencës, 5 janë për mjetet dhe 6 për këmbësorët.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.