Hapet testamenti i Prigozhin, djali 25 vjeçar përfiton mbi 100 milionë euro
Ashtu si në dinastitë e kaluara, e gjithë perandoria e Evgeny Prigozhin do t’i kalojë djalit të tij, Pavelit, 25 vjeçar. Të paktën ajo ekonomike, sepse ka ende dyshime të shumta për trashëgiminë politike dhe ushtarake të ish-kreut të Grupit Vagner. Ndërkohë, në kanalet Telegram po qarkullon testament i fundit i nënshkruar në mars nga ish-kuzhinieri i Putinit, falë të cilit asetet dhe pasuritë e milionerëve do t’i transferohen Prigozhin Junior.
Pasuria e Prigozhin vlerësohet në rreth 12 miliardë rubla ose116 milionë euro. Por paratë mund të jenë shumë më tepër, duke pasur parasysh borxhin prej 75 – 80 miliardë rubla (rreth 785 milionë euro) që Ministria Ruse e Mbrojtjes i detyrohet kompanive të Prigozhin. Prigozhin është pronar dhe i disa pronave me vlerë të konsiderueshme.
Por për të gëzuar gjithë këtë pasuri 25 vjeçari duhet të plotësojë disa dëshira të fundit të babit. Në një të ardhme duhet ti dorëzojë një përqindje të pasurisë një personi misterioz. I riu duhet ti sigurojë një jetë dinjitoze gruas së Prigozhin dhe vajzave të saj që do të marrë dhe 10 për qind të pasurisë kur të dalë në pension.