Hapet thirrja për projektin e pavijonit shqiptar në Bienalen e Arkitekturës në Venecia

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhnja njofton se në kuadër të Bienales Ndërkombëtare të Arkitekturës në Venecia, MEKI shpall thirrjen për paraqitjen e projektit për pavijonin shqiptar. Bienalja do të jetë e hapur për publikun nga 10 maji, deri më 23 nëntor 2025, me temë “Intelligens.Natyrale.Artificiale.Kolektive”.

“MEKI hap thirrjen për projekt-ide të frymëzuara nga një vëzhgim i kujdesshëm i arkitekturës bashkëkohore dhe i shoqërisë shqiptare, sidomos aty ku kjo bën ndryshimin, si dhe mjetet vizuale përmes të cilave ato do t’i komunikohen publikut të gjerë dhe profesionistëve”, shkruan Gonxhja në rrjetet sociale.

“Ekspozita e 19-të Ndërkombëtare e Arkitekturës do të prezantojë, si zakonisht, Pjesëmarrjet Kombëtare me ekspozitat e veta në pavijonet në Giardini dhe Arsenale, si dhe në qendrën historike të Venecias. MEKI inkurajon të gjithë kandidatët të bashkëpunojnë me kuratorë vendas dhe/ose të huaj që kanë përvoja respektive në organizime dhe pjesëmarrje në evente të ngjashme dhe të dorëzojnë projektet e tyre!

Ekspozita e 19-të Ndërkombëtare e Arkitekturës do të përfshijë Pjesëmarrjet Kombëtare me ekspozitat e veta në pavijonet në Giardini, Arsenale, si dhe në qendrën historike të Venecias. Afati i dorëzimit për projektet është data 8 tetor 2024. Për më shumë informacion, kontaktoni në: biennale2025@meki.gov.al.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.