Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhnja njofton se në kuadër të Bienales Ndërkombëtare të Arkitekturës në Venecia, MEKI shpall thirrjen për paraqitjen e projektit për pavijonin shqiptar. Bienalja do të jetë e hapur për publikun nga 10 maji, deri më 23 nëntor 2025, me temë “Intelligens.Natyrale.Artificiale.Kolektive”.
“MEKI hap thirrjen për projekt-ide të frymëzuara nga një vëzhgim i kujdesshëm i arkitekturës bashkëkohore dhe i shoqërisë shqiptare, sidomos aty ku kjo bën ndryshimin, si dhe mjetet vizuale përmes të cilave ato do t’i komunikohen publikut të gjerë dhe profesionistëve”, shkruan Gonxhja në rrjetet sociale.
“Ekspozita e 19-të Ndërkombëtare e Arkitekturës do të prezantojë, si zakonisht, Pjesëmarrjet Kombëtare me ekspozitat e veta në pavijonet në Giardini dhe Arsenale, si dhe në qendrën historike të Venecias. MEKI inkurajon të gjithë kandidatët të bashkëpunojnë me kuratorë vendas dhe/ose të huaj që kanë përvoja respektive në organizime dhe pjesëmarrje në evente të ngjashme dhe të dorëzojnë projektet e tyre!
Ekspozita e 19-të Ndërkombëtare e Arkitekturës do të përfshijë Pjesëmarrjet Kombëtare me ekspozitat e veta në pavijonet në Giardini, Arsenale, si dhe në qendrën historike të Venecias. Afati i dorëzimit për projektet është data 8 tetor 2024. Për më shumë informacion, kontaktoni në: biennale2025@meki.gov.al.
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…
Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…
Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…
"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…
Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…
Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…
This website uses cookies.