Hapet Ura e Madhe në Kukës, Rama: Çliron qarkullimin e bllokuar prej vitesh

Ura e Kukësit është hapur për qarkullim këtë të hënë (4 nëntor). Të pranishëm në ceremoninë e përurimit të urës, ishin Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Teksa përshkonin urën, Rama tha se më në fund do të çlirojë qarkullimin e bllokuar prej vitesh. 

Sot me hapjen e urës u përgënjestrua dhe lajmi që kjo ura i ka këmbët e shtrirë. Deri tek lajmi nga penxherja që iu këputën këmbët. Falë talentit dhe eksperiencës së projektuesit të punës së bërë nga kompania, pasi ura mbaroi, duheshin plotësuar edhe kushtet për dy tre komunitete të tjera rreth kësaj zone  të cilave u duhet dhënë akses në mënyrë që të garantohet garancia e transportit”, tha Rama.

Ura prej një strukturë të madhe prej çeliku dhe arkitekturë të veçantë ka një gjatësi 310 metra, lartësi 56 metra dhe është një vepër arti arkitekturore pasi ka dy bazamente prej betoni në brigjet e liqenit dhe gjatësia e saj është një konstrukt çeliku me një hark 270 metra që qëndron pa këmbë të ndërmjetme.

Ura zëvendëson urën e vjetër të qytetit të Kukësit e ndërtuar para 45 vjetësh dhe konsiderohet si vepra e dytë më e rëndësishme në Rrugën e Kombit pas tunelit të Kalimashit.

Kjo urë me 4 korsi dhe një trafik-ndarëse në mes do të lehtësojë trafikun gjatë sezonit veror.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.